E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia vote per ndryshimet kushtetuese

Referendumi i shumeperfolur eshte kyc per ardhmerine e vendit

Ne Turqi u votua ne referendumin per ndryshimet kushtetuese per te cilat qeveria thote se jane te nevojshme per forcimin e demokracise dhe per te cuar perpara aspiraten e vendit per anetaresim ne Bashkimin Europian. Partite e opozites e kane akuzuar Partine per Drejtesi dhe Zhvillim e cila i ka rrenjet ne islamin politik se po kerkon te rrise kontrollin mbi gjykatat. Me 2008-n kjo parti arriti te shmange shpalljen e saj te paligjshme nga Gjykata Kushtetuese lidhur me pretendimet se po minonte sistemin laik. Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar taktikat e kundershtareve te tij politike gjate fushates per referendumin ne lidhje me ndryshimet kushtetuese te propozuara prej tij. Ne nje interviste para referendumit Erdogan e akuzoi opoziten per dezinformim dhe ate qe e cilesoi si propagande qe nxin. Para referendumit gjendja politike ne Turqi ka qene e tensionuar dhe Turqia ka qene e ndare ne dy kampe. Qeveria ne kampin pro ndryshimeve kushtetuese dhe opozita ne kampin kunder. Turqit votojne per nje pakete me 26 amendamente duke filluar qe nga propozimet per permiresimin e jetes sociale te njerezve per marredheniet tregtare e sigurisht edhe reformat qe do ta sjellin Turqine me prane BE-se. Por dy jane ceshtjet me te rendesishme dhe te dyja lidhen me sistemin gjyqesor thote Alper Balli i seksionit turk te BBC-se. E para ka te beje me reformimin e Keshillit Suprem te Drejtesise. Ky keshill emeron drejtuesit e larte te gjykatave pese gjyqtaret me te larte te vendit si dhe ministrin e Drejtesise dhe zevendesin e tij. Qeveria po perpiqet ta shtoje numrin e anetareve te Keshillit Suprem. Opozita thote se qeveria po perpiqet te konsolidoje kontrollin e vet mbi drejtesine. Ndryshimi i dyte i rendesishem qe propozohet ne referendum eshte i ngjashem. Flitet per reformimin e Gjykates Kushtetuese. AKP-ja dhe paraardhesit e saj kane pasur marredhenie te veshtira me Gjykaten Kushtetuese. Ne Turqi kjo gjykate shihet si kujdestarja e sistemit shekullar. Gjate dy dekadave te fundit kjo gjykate ndaloi dy parti politike me programe joshekullare. Serish opozita ankohet se me ane te reformimit te Gjykates Kushtetuese qeveria kerkon te kontrolloje gjykaten me te larte te vendit thote gazetari i BBC-se Alper Balli. Me 12 shtator mbushen 30 vjet nga grushti ushtarak i vitit 1980. AKP-ja partia ne pushtet po e perdor kete date per te thene se ka ardhur koha per eliminimin e mbeturinave te grushtit te shtetit. Kushtetuta aktuale u paraqit nga ushtria ne vitet lsquo80. Sondazhet e opinionit publik sugjerojne nje ndarje 40 me 51 per qind. Gjithcka duket se do te percaktohet nga votuesit ende te pavendosur. Nje korrespondent i BBC-se thote se fitorja ne referendum e kampit kunder ndryshimeve kushtetuese do te ishte nje goditje per Kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan i cili e ka dominuar skenen politike turke prej tete vjetesh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›