E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie Vllaznia Radonjic 99 i ikur

Shkodranet mposhten ne Peqin. Josa Duro dhe Starova kandidatet per stolin

Tolerimet perfunduan. Ultimatumi i dhene pritet te hyje ne fuqi trajneri i Vllaznise Mojash Radonjic i ka oret e numeruara. Tekniku malazez nuk iu pergjigj pritshmerise se drejtuesve te klubit te cilet i kishin dhene ultimatum qe te mos humbiste ne Peqin. Megjithate qendresa shkodrane ka rene vetem 60 sekonda perpara fundit te kohes se rregullt Shkumbini shenoi golin e fitores me Altin Gerbovic. Fakti qe kuqeblute u paraqiten te pergjysmuar ne kete sfide ka pak rendesi ne skuader mungonin tete lojtare per shkak demtimesh presidenti Valter Fushaj nuk ka me ndermend te prese. Pasi e ka falur drejtuesin e stolit ne kapitullimin perballe Dinamos 0-4 ne Shkoder ne javen e 5-te dhe ne hapin fals me Teuten 0-0 ne Loro Borici ne javen e 7-te tashme presidenti duket se e ka vendosur largimin e trajnerit. Mungon vetem firma edhe pse ajo eshte ceshtje oresh dhe gjate javes se ardhshme pritet te zyrtarizohet trajneri i ri. kandidatet nuk mungojne dhe ata jane disa prej emrave me te spikatur ne futbollin shqiptar. Mirel Josa Shpetim Duro dhe Sulejman Starova jane kandidatet per drejtimin e Vllaznise ndersa bisedimet kane nisur. Kete e tregon edhe fakti qe per te paren here ne kete sezon Fushaj nuk e ka ndjekur nga tribuna ndeshjen me Shkumbinin.

Gjithsesi vlen per tu theksuar fakti se shkodranet kane bere gjithcka qe mos te dilnin pa pike nga fusha e Peqinit. Madje ne pjesen e pare kuqeblute kishin edhe nje mundesi te mire per te shenuar por topi i goditur nga Vajushi ne te 25-ten ka perfunduar ne shtylle. Ne krahun tjeter Mustafaj dhe Nora kane rrezikuar porten mike por pa i shfrytezuar shanset e krijuara. Fraksioni i dyte i ndeshjes ka folur me shume per vendasit qe me gjithe mundesite e shumta nuk arrijne ta dergojne topin pas shpines se portierit te shkodraneve Miroslav Vujadinovic. Gjithsesi gardiani i Vllaznise nuk ka mundur te beje asgje perballe goditjes se Gerbovic ne minuten e 89-te. 24-vjecari i cili u aktivizua si zevendesues i dhuroi Shkumbinit fitoren e trete ne kampionat. Skuadra e Agim Canajt eshte ngjitur ne kuoten e 11 pikeve aq sa edhe Vllaznia por me golavarazh me te mire.

Ne ndeshjen tjeter te luajtur dje per javen e 8-te te Kategorise Superiore Teuta ka mposhtur me rezultatin 2-1 Elbasanin. Vogelushet e Edi Martinit moren tri pike mjaft te rendesishme ne luften per mbijetese fale golave te Cotes rrjeta e katert ne kete sezon dhe Pepes ne minutat 34 dhe 38. Por edhe pse u duk se durrsaket e mbyllen virtualisht takimin gjithcka eshte hapur me rrjeten e Lloges ne te 83-ten. Ky gol u dha zemer elbasanasve te cilet tentuan deri ne fund qe te merrnin te pakten nje pike por pa ia arritur qellimit. Me triumfin e djeshem ne Niko Dovana Teuta vazhdon serine pozitive me pese ndeshje radhazi pa pesuar humbje 3 fitore e 2 barazime dhe ngjitet ne kuoten e 12 pikeve. Ne anen tjeter kjo disfate ka mjaft peshe per Elbasanin qe vetem 24 ore me pak kishte pare ti hiqeshin 3 pike nga klasifikimi pas urdhrit te FIFA-s per mos pagesen e 11 mije eurove te ish-lojtarit Darko Peric. Kjo ishte humbja e trete e skuadres se Krenar Alimehmetit ata vazhdojne te mos kthehen me rezultat pozitiv nga sfidat jashte fushe ndersa qendrojne ne vendin e dhjete ne klasifikim ne kuoten e 6 pikeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›