Marisol studentja e kriminalistikes qe shnderrohet ne shefe te policise
Ajo eshte nje vajze trupvogel nje studente 20-vjecare e cila i lyen gishtat me roze si te ishte ende nje vogelushe dhe mbi te gjitha beson me gjithe qenien e saj te zgjidhja e ceshtjeve jo ne menyre te dhunshme. Pikerisht kjo vajze bukuroshe eshte caktuar si shefja e re e policise e nje qyteti ne Meksike.
Qyteti i Praxedis Guadalupe Guerrero ne kufirin me Teksasin e ka tronditur dje te gjithe vendin pas emerimit te Marisolit ne vendin e shefit te policise. Dhe te mendosh qe ky qytet eshte zemra tradicionale e narko-trafikanteve. Studentja e kriminalistikes ende nuk ka bere arrestimin e pare ne jeten e saj profesionale por nderkohe konsiderohet si gruaja me me guxim ne Meksike vetem per faktin se ka pranuar qe te marre kete post. Situata mund te permiresohet nese besojme te vetja dhe te fakti qe ka ende shprese. Une dua ta marr persiper kete detyre dhe te tregoj se mund tia dal mbane ka deklaruar shefja e re e policise. Kryebashkiaku i qytetit sipas Marisol ishte nje nga aplikantet me te favorizuar per kete post i cili nga te gjithe konsiderohet me sarkazme si paradhoma e vdekjes.
Shefja e re e policise ka nje force prej 13 agjentesh nente prej te cileve jane gra dhe nje makine patrulluese policie tri pushke automatike dhe nje pistolete. Njerez te armatosur vrane nje zyrtar lokal dhe te birin e tij fundjaven e kaluar ndersa Marisol pergatitej per te marre ne dorezim detyren. Ne po e bejme nje gje te tille per nje brez te ri njerezish qe nuk duhet ta njohin dhe kultivojne me friken. Ketu ne kete qytet te gjithe jane te frikesuar te tmerruar dhe ska si te jete ndryshe ne nje vend te tille me shume vrasje te dhunshme. Arsyeja se perse une jam ketu eshte se jam e bindur qe mund te bej shume per kete qytethellip ne do te bejme ndryshime dhe do te perpiqemi qe pak nga pak te zhdukim friken nga njerezit vazhdon Marisol.
Forca e saj do te perqendrohet ne rolin jo te dhunshem te promovimit te vlerave dhe parimeve te bashkejeteses ne paqe te njerezve si dhe ne parandalimin e krimit. Caktimi i saj ne nje pozicion te tille i ka merzitur disa tradicionaliste te cilet prisnin ne kete detyre nje burre te forte dhe te pameshirshem.
Ka pasur nga ata qe kane pyetur me ironi se perse valle eshte caktuar nje 20-vjecare ne kete qytet A mos valle aty nuk ka me burra
Ky qytet dhe e gjithe zona ka qene nje rruge transiti per shume kartele qe merreshin me transportin e kokaines kanabisit dhe drogave te tjera nga Shtetet e Bashkuara drejt Rio Bravos.