Kthimi i Los 33
Jezus Krishti natyrisht ishte 33-vjecar. 8232Nuk eshte e dhene shkencore mirepo e paraqet moshen e personit per te cilin te krishteret besojne se vdiq ne kryq per shkak te mekateve tona. Dhe natyrisht ishin 33 minatore te ngujuar ne minieren San Jose te Kilit dhe u deshen 33 dite per ta hapur tunelin permes te cilit u nxoren ata. 8232Qe nga momenti qe ata vune kontakt me siperfaqen me shume se dy jave pasi qe kishin mbetur te ngujuar ata ishin te pandare si Los 33. Thuhet se Plani B i shpetimit ishte ai qe funksionoi. 8232Personat e pare dolen ne siperfaqe me 13-10-10 ndash apo 10-13-10 per amerikanet ndash dhe shuma e ketyre numrave na e jep shifren 33. Nuk kemi arsye te cuditemi se perse u fol aq shume per mrekulline dhe Zotin. Mrekulli madhore tha bashkeshortja e Florencio Avalos-it minatorit te pare qe doli ne siperfaqe. 8232Ti leme per nje cast mrekullite anash. Dicka e lashte ka ndodhur ne Kili. Prandaj edhe shpetimi u percoll me nje vemendje te tille nga njerezimi. Varrosja per se gjalli paraqet tmerrin e kujtdo ankthin qe e ka perndjekur secilin prej nesh ne njeren apo tjetren forme.8232Kthimi nga nentoka e ve ne levizje imagjinaten. Portretizimi me i fuqishem i kthimit te tille eshte Ringjallja e Piero della Francesca-s ku Krishti ndash shprehja ne fytyren e tij per ate qe e ka pare dhe ne vetem mund ta paramendojme se ai eshte duke e perjetuar te paparamendueshem ndash qendron me nje kembe mbi nje mur te ulet mu ne castin e ngritjes se tij. Kater ushtare dremisin perfundi figures se tij te fuqishme. 8232Me kujtohet se si 17-vjecar e pashe kete pikture per here te pare ne qytezen e vogel italiane te Sansepolcros dhe ajo me pushtoi te terin. Aldous Huxley e quajti piktura me e mire ne bote. Kjo pikture te le pa fryme per shkak se artisti ka pasqyruar nje dukuri te panatyrshme ndash kthimin e nje njeriu nga varri ndash ne nje menyre qe misheron njerezimin dhe Krishtin mbi te cilin bazohet e tere feja. Ky Krisht eshte madhor madje edhe pasi te duket i paprekshem. 8232Mirepo natyrisht Piero della Francesca po e pasqyronte nje mrekulli te cilen filozofi skocez David Hume e cilesoi si shkelje e nje ligji te natyres nga nje vullnet i caktuar i Hyjnise apo nga ndonje element i padukshem. Mrekullia per shkak se nuk sqarohet vetem nga shkaqet natyrore mbeshtet teizmin Vetem Zoti mund ta beje. Mrekullite jane te domosdoshme ne rrugen drejt shenjterimit. 8232Ajo qe me preku ne tere kete rrefim per shpetimin ne Kili ka qene dicka e kundert kapaciteti i qenieve njerezore qe permes arsyes teknologjise disiplines unitetit punes se rende dhe besimit ti tejkalojne pengesat dhe te japin dicka inspiruese. 8232Ishte ky nje rast i gjakut punes se rende loteve dhe djerses sic tha Presidenti konservativ kilian Sebastian Pinera gjate takimit ne Kabinetin e Luftes te Churchill-it ne kuader te vizites ne Londer. Keto jane karakteristika njerezore e jo mrekulli.8232Eumlshte e vertete se atyre u punoi edhe fati. Eumlshte e vertete se besimi i Pinera-s dhe minatoreve kishte rendesi. Mirepo kjo nuk ishte shkelje e nje ligji te natyres ishte natyra njerezore ne kuptimin e vertete te fjales. 8232Me shume se kontributet nga e mbare bota ndash regjimi i ushqimit dhe stervitjeve nga NASA pajisjet per shpim nga UPS-ja syzet lsquoOakley ofertat per pushime ne Greqi a nuk jane ne zor greket per para ndash rendesine me te madhe e pati mosdhenia e nje dhurate. IPodet e dhuruar nuk iu derguan minatoreve per shkak te frikes se ata do te izoloheshin nga njeri-tjetri dhe do te prishej miqesia e Los 33. 8232Gjate tere shpetimit disa incidente me ktheheshin vazhdimisht ne mendje ai ne Kili dhe nje tjeter ne Europe. 8232Derisa shikoja nje popull te lire qe ishte bashkuar prapa liderit te pare konservativ te Kilit qe nga perfundimi i pushtetit ushtarak me 1990 mendja me shkonte te ditet e veshtira qe perjetova atje posacerisht ditet e tmerrshme pas tentim-atentatit mbi gjeneralin Augusto Pinochet. Ne mbare Ameriken Latine transformimi qe nga perfundimi i Luftes se Ftohte ka qene i dukshem pa i marre parasysh veshtiresite e medha. 8232Mendja me shkonte shpesh edhe tek Alfredo Rampi djaloshi gjashtevjecar italian i cili me 1981 ra ne nje bunar. Ashtu si edhe ne Kili termeti i parapriu aksidentit. Ashtu si edhe ne Kili i tere populli po percillte me vemendje ne rastin e Alfredinos te qarat e tij nga thellesia. Mirepo ketu marrin fund ngjashmerite midis dy rasteve. Alfredo fillimisht ishte vetem 36 metra nen toke. Mosorganizimi karakterizoi perpjekjen italiane te shpetimit. Nje derrase qe u ul per ta nxjerre ate mbeti e ngujuar. Tuneli paralel u bllokua. Nje shpetues i ulur nen toke arriti ti afrohej mirepo Alfredo vazhdonte te binte poshte. Ne diten e trete ai vdiq. 8232Me teknologjine e sotme nje gje e tille duket e pamendueshme. Madje edhe atehere deshtimi ishte rezultat i mungeses se unitetit gje e cila nuk ndodhi ne rastin e Kilit. 8232Mrekullia e vertete kiliane ishte njerezore. Ajo bazohej te solidariteti i shfaqur ndash nen toke nga shpetimtaret dhe ne nivelin global ndash gjate nje kohe te polarizimit ne SHBA egoizmit dhe ndasive te vazhdueshme. Une ngre dolli per kete ndash me nje birre Rolling Rock numri 33 ne shishen e se ciles mund ti referohet vitit kur iu dha fund ndaleses apo ndonje misteri me te thelle.
Autori eshte kolumnist i rregullt i gazetes New York Times. Koha Ditore e ka te drejten e botimit te kolumneve te tij