Man. Utd si e bindi Runin te refuzoi oferten 170 mln te Sitit
Uejn Runi sapo ka firmosur nje kontrate te re me skuadren e tij te zemres Mancester Junajtid dhe tani situata mes tij dhe klubit eshte shume me e qarte dhe e qete sesa disa dite me pare kur te dyja palet ishin ne pragun e nje lufte civile. Por prapa rinovimit te sulmuesit anglez fshihen jo pak arsye. Mbi te gjitha tabloidet angleze flasin per nje oferte te Sitit te refuzuar nga futbollisti dhe jo nje oferte dosido 60 milione sterlina per Junajtidin dhe 110 per lojtarin nga te cilat 10 menjehere dhe 20 milione rroge vjetore per 5 vite. Dhe nje lamtumire te madhe per personat qe punojne kudo neper bote dhe mezi shtyjne me para deri ne fund te muajit. Kur lojtari vendosi te rinovonte me Red Devils-at mbi te gjitha rroga e tij u rrit duke e shnderruar keshtu ne lojtarin me te paguar te klubit. Ne radhe te dyte familja Galzer pronare e Junajtidit ka dhene goxha garanci ne lidhje me parate e disponueshme per te blere nje tjeter skuader dhe ne krye te listes se shpenzimeve jane Uesli Shanjder qe veren e kaluar ka pasur dicka mes tyre Xheko i cili me siguri ne qershor do te largohet nga Volfsburgu Riberi i cili edhe pse ka rinovuar kontrate Mancesteri mund ta binde te zgjedhe Premier Leaguen. Emra te tjere jane Bejli i Totenhemit portieri i Juventusit Xhixhi Bufon i cili duhet te zevendesoje denjesisht Van der Sar Kahil per te perforcuar mbrojtjen. Sigurisht qe shume nga keta lojtare do te jene vetem zera merkatoje por te tjeret jo. Bufon per shembull eshte ai qe ka me shume shanse te arrije ne Old Trafford sikurse edhe holandezi i Interit Shnajder i cili nuk e ka fshehur kurre deshiren per te luajtur te Red Devils-at. Edhe Xheko i cili mund fitohet ne konkurrencen perballe kusherinjve te Sitit dhe Juventusit. Por mbi te gjitha duket se Runit i eshte dhene identiteti i trajnerit te ri i cili do te zevendesoje legjendarin Ferguson Hoze Murinjo Dhe prandaj pse duhej te transferohej te Reali i Madridit apo ne ndonje skuader tjeter kur shume shpejt do te kete nje trajner te ri dhe nje skuader te re me te cilen mund te fitoje duke qendruar ne atdhe