E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie besimi i qytetarëve ndaj BE-së

Bruksel, 27 gusht - është duke u shtuar numri i shtetasve të BE-së, të cilët nuk kanë besim në këtë institucion. Sipas hulumtimit të fundit të “Eurobarometrit”, përkrahja ndaj BE-së në janar kishte rënë për 4 për qind. Ky është niveli më i ulët i përkrahjes së BE-së në 9 vjetët e fundit. Ndryshime drastike vërehen në Gjermani, ku përkrahja për BE-në ka rënë për 9 për qind dhe tani është 50 për qind. Shumë gjermanë janë zemëruar me planin e Gjermanisë për shpëtimin e anëtareve të eurozonës, që gjenden në kriza të mëdha financiare. Edhe besimi në institucionet e BE-së është në rënie e sipër, dhe ka arritur nga 48 në 42 për qind, megjithatë, është interesant fakti se shtetasit e shteteve anëtare të BE-së ende u besojnë më shumë organeve të BE-së sesa parlamenteve kombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›