Putin: Rusia nuk ka dalë nga kriza

Moskë, 27 gusht - Rusia ende nuk është rimëkëmbur plotësisht nga kriza, dhe do të vazhdojë me masat anti-krizë, deklaroi kryeministri Vladimir Putin.
"Bashkë me pjesën tjetër të ekonomive botërore, ekonomia jonë dalëngadalë po rimëkëmbet nga kriza. Por rimëkëmbja nuk do të jetë e shpejtë", ka thënë Putin, raporton REL.
Ai ka shtuar se qeveria duhet të vazhdojë zbatimin e masave anti-krizë, meqë tregjet nuk janë rimëkëmbur, ndërsa fuqia blerëse e qytetarëve nuk është rritur.