E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie besimi tek vendet e Eurozones

Nje ankete e re e biznesit tregon se besimi ne vendet e eurozones po bie.

Indeksi qe mat aktivitetin e biznesit tregon se porosite e fabrikave u tkurren per te tretin muaj me radhe ne tetor ndersa kompanite e sektorit te sherbimeve pesuan renie per te dytin muaj radhas.

Analisti per politikat ekonomike Rabobank Richard McGuire thote se ka shenja te tkurrjes se ekonomise evropiane

Ekonomistet tane mendojne se shanset qe eurozona mund te bjere ne recesion perseri jane 50 me 50. Natyrisht sa me shume kohe kalon pa zgjidhur krizen e borxheve aq me shume rritet ky rrezik. - thote ai

Pasojat jane ndjere edhe tek ekonomia me e fuqishme e eurozones Gjermania ku prodhimi industrial ra ne nivelin me te ulet qe prej dy vjetesh.

Por megjithe rrezikun per nje krize tjeter aksionet globale u rriten dje nga shpresat se udheheqesit evropiane mund te jene prane arritjes se nje marreveshjeje per nje plan te gjere per te zgjidhur krizen masive te borxhit te Greqise.

Por Robert Halver i Bankes Baader AG thote se shpresat jane te medha. Ai thote

E merkura eshte koha e vendimmarrjes. Presim dhurata te medha nga ky takim perndryshe tregjet financiare do te ndjejne pasojat.

Udheheqesit e Bashkimit Evropian takohen neser ne Bruksel per tu dhene forme perfundimtare hollesive per ristrukturimin e borxheve te bankave evropiane dhe per tu siguruar qe fondi per te nxjerre nga kriza eurozonen eshte i mjaftueshem per te mbuluar situatat e ardhshme urgjente. Por analistet thone se koha nuk pret me.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›