Fitch Falimenti grek nuk evitohet. Europa ne recesion

Një ditë para samitit vendimtar të BE agjencia prestigjoze e vlerësimit ekonomik Fitch Ratings nuk sheh asnjë zgjidhje të shpejtë në horizont për krizën e euros ndërsa thotë se recesioni pas Greqisë këtë dimër do të prekë të gjithë Europën.
“Nuk ka një zgjidhje të shpejtë pavarësisht nga rezultatet e samitit të së mërkurës", u shpreh Tony Stringer, drejtues i agjencisë globale të vlerësimit gjatë një telekonference. Sipas Fitch nuk ka zgjidhje për Greqinë e falimenti i Athinës zyrtare është i paevitueshëm ndërsa tani fokusi duhet të zhvendoset tek ekonomitë më të mëdha të tilla si Spanja.
Nesër në mbrëmje lidërët e bllokut do të diskutojnë pikërisht për krijimin e mekanizmave mbrojtës për zonën euro e gjithashtu do të marrin vendimet përfundimtare për zgjerimin e fondit të shpëtimit të euros.
Delina Bitraku