E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaos ne Turqi mbijeton foshnja 72 ore nga termeti

Një foshnjë dy javëshe e nxjerrë ende gjallë nga rrënojat 72 orë pas  tërmetit 7.2 ballë është historia më e fundit e shpresës që vjen nga Turqia ku mbi 2 mijë ndërtesa janë rrafshuar ndërsa 366 trupa të pajetë janë nxjerrë nga gërmadhat. Pamjet televizive treguan se si, Azra Karaduman, nxirrej nga rrënojat e betonit e mbështjellë në kuvertën e saj.

Forcat e shpëtimit në Ercis dhe Van vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nën gërmadha. Vetëm sot janë nxjerrë ende gjallë 5 persona, bëjnë të ditur agjencitë e lajmeve. Ekipet e shpëtimit me qentë nuhatës vazhduan kërkimet përgjatë gjithë natës. Vinça dhe pajisje të tjera të rënda vazhdojnë të heqin pllaka të rënda betoni e banorë të zonës me lopata gërmimi ndihmojnë forcat.

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të mos kthehen në gërmadhat e banesave të tyre ndërsa sa vijnë e shtohen kritikat mbi kundërpergjigjen e pamjaftueshme të qeverisë ndërsa të mbijetuarit kalonin natën e dytë jashtë në temperature disa gradë nën zero. Qeveria turke ka premtuar më shumë ndihmës ndërsa në zonat e prekura kaosi shoqërohej me sjelljen e  tendave e ndihmave të para.

Ankaraja është akuzuar për dështim në ardhjen në ndihmë për më të varfrit. Ndërkohë, ndërsa opozita dënon refuzimin e ndihmave dhe  përpjekjet e pamjaftueshme të qeverisë, polemika kanë lindur dhe në lidhje me standartin e ndërtimeve. Edhe ndërtesat më te reja nuk kanë  pasur një strukturë që tu rezistojë lëkundjeve. Të shqetësuar nga mbi 200 tronditje pas tërmetit, shumë qytetarë të pushtuar nga paniku  vazdojnë të qëndrojnë jashtë banesave .
Azhornuar së fundi ( e martë , 25 tetor 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›