Ministri Bode Qeveria shqiptare ka marre masa per te minimizuar efekte e krizes boterore

Ne Shqiperi ministri i Financave Ridvan Bode tha sot se qeveria ka marre te gjitha masat per te minimizuar efektet krizes globale dhe te zhvillimeve ne rajon mbi ekonomine e vendit.
Komentet e zotit Bode erdhen si nje pergjigje ndaj paralajmerimeve te Fondit Monetar ne nje raport te tijin mbi ekonomine shqiptare.
Sipas ministrit Bode edhe projektbuxheti per vitin e ardhshem merr ne konsiderate situaten e presionit dhe rrisqet nga zhvillimet ne rajon.
Fondi Monetar vleresonte se Shqiperia kercenohet nga situata ne Itali dhe Greqi si dy partneret e saj kryesore tregtar por edhe me lidhje te forte te tregut te punes dhe sistemit bankar i cili rrezikon te infektohet.
Por ministri Bode u shpreh se bankat ne Shqiperi jane te mirekapitalizuara dhe ne gjendje te shendoshe financiare.
Fondi monetar vleresonte se Shqiperia duhet te konsideroje si perparesi edhe ceshtjen e borxhit dhe displininimin e financave publike.
Ministri i Financave tha se ne vend eshte rikthyer deficiti i ulet dhe se mbajtja nen kontroll e borxhit tregon kujdeisn per te ruajtur stabilitetin makroekonomik te vendit