E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie besueshmeria e Italise Moodys e vlereson negativisht

Paqartësia e borxhit italian bën që Italia të jetë një prej vendeve më të ndjeshme nga një krizë e mundshme e eurozonës argumenton “Moody’s”.

Ndërkohë që Berluskoni tha se Roma zyrtare është duke ndjekur një plan i cili duhet të lejojë buxhetin e shtetit që të balancojë shpenzimet dhe të ardhurat për herë të parë pas shumë vitesh në 2013-n.

Italia ka marrë një goditje të fortë, me indeksin e kreditimit shtetëror që pësoi një rënie nga “AA2” në “A2” në një prej kompanive më të mëdha të vlerësimit “Moody’s”.

Në deklarate shkruhej se “paqartësia e borxhit italian bën që Italia të jetë një prej vendeve më të ndjeshme nga një krizë e mundshme e Eurozonës”, megjithatë mendimi për një falimentim të vendin është ende shumë i largët.

“Moody” shtoi se “ndërsa situata e financave shtetërore paraqitet e vështirë, sektori privat në Itali ruan nivele të ulëta borxhi”.

Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, e konsideroi si të pritshëm vendimin e “Moody”-t.

Ai tha se “qeveria italiane është duke punuar me përkushtimin maksimal për të arritur objektivat buxhetore”.

Berlusconi shtoi se Roma zyrtare është duke ndjekur një plan të miratuar edhe nga Komisioni Europian, i cili duhet të lejojë buxhetin e shtetit që të balancojë shpenzimet dhe të ardhurat për herë të parë pas shumë vitesh në 2013-n.

Lajmi ka tronditur për të treteën ditë radhazi dhe bursat europiane dhe jo vetëm por dhe për ato aziatike.

Qeveria italiane për disa vite ka fituar më shumë nga të ardhurat nga taksat se sa shpenzon.

Megjithatë, qeveria gjithashtu ka një borxh të madh ekuivalent me rreth 120% e PBB.

Kosto e huamarrjes se Italisë u rrit ndjeshëm gjatë verës me frikën e tregut për një ngadalësim në rritjen e ekonomisë italiane çka mund të bëjë borxhet e ekzistuese të paqëndrueshme.

Kjo bëri që Banka Qendrore Evropiane të ndërhyrë, duke blerë borxhet e Italisë. Por, pavarësisht veprimit të BQE , kostot e huamarrjes italiane kanë filluar të zvarriten sërish në javët e fundit.

Treguesit e “Moody’s” janë shqetësues dhe për vende të tjera të tilla si Spanja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›