Batelli ne Shkoder Reformat behen nepermjet dialogut
Përfaqësuesi i Posaçëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Evropën Juglindore, Roberto Battelli, u shpreh sot nga Shkodra, se "vendi ka nevojë për Në rrugën drejt integrimit, Shqipëria duhet t’i kryejë ato, në mënyrë që të përmbushë kriteret e kërkuara nga Bashkimi Europian".
Në një prononcim për mediat, gjatë vizitës në qytetin verior të Shkodrës, në krye të një delegacioni të Asamblese Parlamentare të OSBE-së, Batelli vlerësoi se "gjatë viteve të fundit Shqipëria ka shënuar progres në sistemin zgjedhor dhe se ajo është shumë afër të qënit një ndër sistemet më transparente".
Battelli vlerësoi gjithashtu edhe procesin e pajisjes së shqiptarëve me pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit, si dhe sistemin elektronik të Regjistrit të Gjendjes Civile, të rëndësishme këto për procesin zgjedhor.
Gjatë vizitës së tij në qytetin e Shkodrës, z.Battelli vizitoi edhe Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit.
"Është një pikë e përbashkët e kalimit kufitar dhe qëllimi i vizitës është që të promovojmë këtë projekt, këtë bashkëpunim që rrit besueshmërinë në bashkëpunimin në mes dy vendeve fqinje. Është një element i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe i sigurisë dhe ne urojmë që këto mënyra bashkëpunimi të mund të ekzistojnë edhe në fusha të tjera", tha z. Battelli.
Duke folur për situatën e Shqipërisë në prag të opinionit të KE për statusin e vendit kandidat për në BE, ai tha se "politika shqiptare është mjaft e pjekur dhe e rritur për t’i zgjidhur problemet në mënyrën e duhur, dhe unë besoj se ajo do t’ia arrijë".