Vonesa per Gjykaten Administrative bizneset Po i pengon te huajt te investojne
Mosngritja e Gjykatës Administrative, institucioni i drejtësisë për bizneset, po pengon gjithmonë e më tepër investitorët e huaj të investojnë në Shqipëri.
Sipas përfaqësuesve të bizneseve, nga kontaktet me sipërmarrës të huaj, lind gjithmonë pyetja se a është ngritur kjo strukturë në vendin tonë.
Zenel Hoxha, kryetar Dhomës Britanike të Tregtisë, tregon për “ABC news”, se nuk mund të shtyhet më vënia në jetë e kësaj gjykate, e cila është rikkthyer në Parlament për t’u votuar.
Ndër të tjera, zoti Hoxha tregon për një interes në rritje të investitorëve anglez drejt turizmit shqiptar dhe kjo sipas tij, falë klimës së mirë, që është krijuar për bizneset.
Projektligji për Gjykatën Administrative, institucion I cili u vjen në ndihmë posaçërisht bizneseve, ka mbi dy vjet që nuk votohet.
Aktualisht, ky draft është në rendin e ditës të çdo seance plenare dhe nuk është miratuar për shkak se opozita nuk jep votën e saj. Për këtë zvarritje është tërhequr vëmendje dhe nga ana e institucioneve ndërkombëtare.