E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie çmimi i grurit në bursa, tregu vendas nuk reagon

Ndërsa në bursat ndërkombëtare çmimi i grurit ka rënë brenda javës me 5 për qind, në Shqipëri çmimi i miellit dhe nën produkteve të tij, si i bukës, nuk ka ndryshuar. Tregtarët shprehen se po me të njëjtin çmim e marrin miellin. Brenda një viti e gjysmë çmimi i bukës është rritur dy herë, nga 70 lekë në 80 lekë dhe tre muajt e fundit në 90 lekë. Të pakta janë ato furra që kanë mbajtur çmimin të pandryshueshëm. Në bursat ndërkombëtare çmimi i grurit amerikan ka patur këtë trend: më 1 prill 747 dollarë për ton, më 1 maj 774 dollarë për ton dhe brenda javës, më datë 7 maj, çmimi ra me 728 dollarë për ton. Sipas specialistëve, çmimi do të vazhdojë të jetë në ulje dhe për disa kohë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›