Falja fiskale, qytetarët dhe biznesi presin zyrtarizmin
10/05/2011 Ministria e Financave ka gati udhëzimet për administratën tatimore dhe doganore
Qytetarët dhe biznesi janë në pritje të zyrtarizmit të procesit të faljes fiskale që u miratua nga Parlamenti dhe është botuar në Fletoren Zyrtare. Ndërsa pritet që ligjërisht procesi të quhet i plotë pas një jave, Ministria e Financave ka gati udhëzimet përkatëse sipas kërkesave të ligjit për faljen fiskale. Ato do të bëhen publike menjëherë sapo vëmendja të largohet nga situata zgjedhore dhe të shpallet rezultati përfundimtar për zgjedhjet vendore 2011. Gjithsesi, qytetarët dhe biznesi mbeten të paqartë sa i përket rregullave dhe procedurave zyrtare që do të ndiqen nga administrata fiskale, siç është Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve, apo ajo e Doganave. Një tjetër pikë me interes për qytetarët është falja e detyrimeve të makinave, apo edhe ajo e rivlerësimit të aseteve, që ka të bëjë me pagesën 1 për qind për banesat e padeklaruara. Pak ditë më parë edhe administratori i Përgjithshëm i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, ka kërkuar qeverisë të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura ndërgjegjësuese mediatike për të njohur qytetarët shqiptarë me përfitimet, që do të kenë nga ligji i faljes fiskale. Ndër të tjera Konfindustria vlerëson se është shumë e rëndësishme për të shfrytëzuar kohën e kthimit në atdhe të emigrantëve shqiptarë me rastin e pushimeve verore të vitit 2011, që do të jenë përfituesit dhe kontribuesit kryesorë të faljes fiskale. Sipas Buxhukut, norma e penaliteteve për qytetarët prej 3% të vlerës së përgjithshme financiare të amnistuar është e pranueshme parë edhe përvojat e vendeve të tjera.
Procesi i faljes
Konfindustria ka kërkuar nga qeveria që të përpunojë dhe të nxjerrë sa më shpejt të gjitha aktet nënligjore të nevojshme si dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet shoqëruese organizative për zbatimin e shpejtë dhe të sigurt të ligjit nga qytetarët dhe biznesi shqiptar. Konfindustria ka vlerësuar dhënien për herë të parë në periudhën kohore të 20 viteve të mundësisë ligjore të qytetarëve shqiptarë me banim brenda dhe jashtë vendit të përfitojnë dhe njëkohësisht të ndihmojnë ekonominë kombëtare për të pastruar ligjërisht burimet financiare në zotërim.