E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie çmimi i naftës

Çmimi i naftës të hënën sërish ka rënë për të tretën ditë me radhë. Për shkak të dyshimeve që lidhen me fuqinë e ekonomisë globale, një barel ishte nën 80 dollarë.

Në bursën e New Yorkut, nafta ishte 32 centë më lirë dhe gjatë ditës ka prekur në 79,57 dollarë. Në Londër, një barel kushtonte 78,75 dollarë, ose 17 centë më lirë.

Rezultatet e dobëta të ekonomisë amerikane gjatë javës së fundit kanë rritur dyshimet për ndikimin negativ të saj në kërkesën për energji. Analistët thonë se edhe më tej nuk ka kërkesë që mund të ndikojë në stabilizimin e çmimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›