E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria do të përfaqësohet me 4 ekipe në Europë

Tiranë - Shqipëria duke filluar nga sezoni i ardhshëm do të paraqitet me katër skuadra në kupat e Europës. Një skuadër do të marrë pjesë në Ligën e kampioneve, dhe 3 të tjera do të jenë pjesëmarrëse në Ligën e Europës (pasuesja e Kupës Uefa).

Ekipi ynë kampion do të marrë pjesë direkt në turin e dytë eliminator të Ligës së Kampioneve, kjo falë ngritjes së kampionatit shqiptar në renditjen europiane. Fituesja e Kupës së Republikës do ta fillojë garën nga turi i dytë i Ligës së Europës. Ndërsa, vendi i dytë dhe i tretë në kampionat da ta nisë nga turi i parë i Ligës së Europës.

Kupa Uefa dhe ajo Intertoto nuk do të ekzistojnë më duke filluar nga viti i ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›