E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie euro ndaj USD, ulen cmimet e naftes

Blerina Hoxha

Pas nje triumfi gati dy vjecar ne kembim me kryevalutat e globit, monedha e perbashket euro shenoi dje humbjen me te madhe te pikeve ne kembim me dollarin keto tete vitet fundit ne tregjet nderkombetare. Nje euro u kembye me 1530cent nga 153 qe ishte dy dite me pare. Shkak per humbjen e besimit te tregtareve eshte fakti se, Banka Qendrore Evropiane po pergatit nje rritje tjeter te cmimit te euros ne nje kohe qe ekonomia evropiane eshte ne renie. Cmimet e naftes, metaleve etj jane kane pesuar renie me forcimin e pozitave te dollarit ne kursin e kembimit. Nje barel me nafte eshte shitur dje ne tregjet nderkombetare 116 dollare nga 118 qe ishte nje dite me pare. Gjate nje dite cmimi i euros ne kembim me dollarin ka pesuar nje renie 1.9 per qind. Ekspertet shpjegojne me se fundi se renia e euros do te ktheje edhe njehere vemendjen e nga dollari dhe se, politikeberesit, pervec cmimeve duhet te kthejne vemendjen edhe nga rritja ekonomike. Prej muajsh ekspertet dhe komentatoret po theksojne se, ekonomia boterore ndodhet pak para nje renieje. Ne SHBA kercenon recensioni, ne Evrope ngadalesimi i ndjeshem i rritjes ekonomike, edhe ne Kine, pjeserisht me deshiren e politikes, se shpejti do te marrin fund kohet e kuotave te larta te zhvillimit. Gjendje e tensionuar eshte edhe ne tregun amerikan te punes. Me 5,7% kuota e papunesise arriti ne korrik nivelin me te larte qysh nga marsi i vitit 2004. Edhe me pesimist eshte ish-shefi i Bankes Emetuese te SHBA, Alan Greenspan. Ai ne gazeten "Financial Times" madje paralajmeroi per nje krize te shekullit dhe parashikon qe nje sere bankash nuk do te mund t'i mbijetojne kesaj krize. Renia ekonomike, per te cilen flasin te gjithe dhe e presin, eshte nje profetesi qe permbushet vetvetiu: konsumatoret kursejne, ndermarrjet i shtyjne investimet e tyre, shkurtohen vendet e punes, mallrat mbeten stoqe. Por deri ketu nuk duhet te arrije puna. Ekonomia, eshte shprehur dikur ish-Ministri gjerman i Ekonomise dhe Kancelari Ludvig Erhard perbehet gjysme nga psikologjia. Nese kjo eshte e vertete, atehere psikologet me ndjenje nuk duhet ta bejne pacientin me te semure nga c´eshte ne vertete. Fale euros Bashkimi Evropian dhe vecanerisht zona e euros eshte sot nje zone ekonomike shume e integruar me nje volum te larte tregtar, me shume mundesi dhe tregje efeciente.

Euro eshte monedha e dyte me e rendesishme ne bote pas dollarit amerikan. Te gjitha vendet e BE-se pervec Britanise se Madhe dhe Danimarkes kane nenshkruar marreveshjen per futjen e euros, edhe pse afati nuk eshte gjithmone i percaktuar.

70 per qind dhe me shume jane transaksionet ne euro qe bankat bejne me klientet per depozita dhe kredi. Me valuten evropiane behen shitblerjet e pasurive te paluajtshme, sherbimet e transportit ajror dhe detar dhe mjaft pagesa te tjera .

7 Vjet me pare dollari ishte valuta e huaj me e perdorur ne ekonomine shqiptare. Por me hyrjen e euros ne tregje afeksioni per dollarin ka rene dalengadale. Dollarizimi i ekonomise eshte zevendesuar nga euroizimi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›