E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufoma e Grabianit pa identitet

Lushnje- Dy dite pas masakrimit dhe me pas djegies se trupit te nje te riu me benzine ne fshatin Tre Urat te Grabianit ne Lushnje, grupi hetimor ngre dyshimet se viktima mund te jete nje i ardhur per pushime nga Kosova ose Maqedonia. Nderkohe qe diten e djeshme komisariati i qytetit myzeqar i ka shperndare fotografite e viktimes pas ripunimit ne kompjuter, te gjitha pikave kufitare dhe komisariateve ne vend per identifikimin e tij. Megjithese jane paraqitur te pakten tre familje te interesuara ne morg diten e djeshme, asnje prej tyre nuk ka njohur viktimen e krimit monstruoz. Ekspertet vazhdojne te dyshojne se autoret e kane vrare ne nje vend tjeter te riun e moshes 20-23 vjec dhe me pas trupin e tij e kane hedhur prane kallamave te kanalit vadites te kesaj zone. Per te humbur gjurmet me tej ata i kane vene flaken trupit, pasi e kishin goditur me mjete te mprehta, sopat ne pjesen e ballit dhe pas koke, duke i shkaktuar vdekjen. Burime zyrtare te policise thane dje per gazeten se kerkohet edhe ndihma mediatike per te bere identifikimin e te riut, kurse fotografia nuk mund te botohet per shkak te demtimeve dhe shperfytyrimit te kufomes. Por mesohet se pergjate dites se djeshme kane munguar telefonatat e qytetareve per te dhene informacione, apo per t'u interesuar rreth viktimes. Krimi ka mbetur pa autore per momentin, ashtu sikurse viktima pa identitet. Hetuesit po kerkojne neper dosjet e vjetra per te zbuluar krime te tilla te ngjashme edhe me pare dhe qe i perputhen pistes se hakmarrjes per nje ngjarje te kaluar. Gjithashtu hetohet ne pisten e krimit per pasion, motivet e moralit dhe aferat e ndryshme. Gjithashtu po kalojne ne ekspertize gjurmet e gomave te makinave qe kane kaluar pergjate orarit kur mendohet te kete ndodhur krimi ose eshte hedhur trupi. Nje i mitur 15 vjecar, banor i zones, gjeti kufomen e te riut dhe njoftoi policine. Ndersa banoret e marre ne pyetje qe kishin kaluar ne ate interval kohe pergjate rruges rurale, thane se nuk kishin pare ndonje skene apo trup ne ato momente. Kerkime jane kryer ne Lushnje, Peqin, Kavaje e Rrogozhine, por pa rezultat. Zbardhjen e kesaj ceshtje e ka marre ne dore prokurori Arseni Cela.

Te dhenat

I moshes 20-23 vjec

I gjate 168 cm

Me sy ngjyre boje qielli

Floke te zeza te shkurtra, te lyera me xhel

Pantallona ngjyre bezhe trecerekeshe

Bluze e zeze me mbishkrimin "Emporio Armani"

Atlete ngjyre gri, me vija te zeza me mbishkrim "Nike", me lidhese ngjyre te kuqe.

Pakete cigaresh "Slims"

Dy celesa ne xhep, "Made in Italy" dhe "Made in China"

Kontakti me policine, numrat 126 dhe 129, si dhe 0355 22330 dhe 034221519

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›