Prodhimi vendas, frenoi inflacionin
Cmimet e mallrave te shportes, kryesisht ushqimet, kane pesuar uljen me te madhe qe nga muaji shkurt i ketij viti. Sipas te dhenave nga Instituti i Statistikes, INSTAT inflacioni ne muajin korrik arriti ne 3.1 per qind, ndersa nje muaj me pare ky tregues ishte 4 per qind. Arsye themelore per uljen e pergjithshme te cmimeve mbetet hyrja masive ne tregje e prodhimeve vendase. Prej kesaj situate uljen me te madhe e pesuan ushqimet dhe pijet joalkoolike me 1.6 per qind. Renien me te madhe te cmimeve e kane pesuar perimet dhe zarzavatet. Por ulja e pergjithshme e cmimeve do te ishte me e madhe po mos te rritej cmimi i naftes gjate korrikut, i cili i shtrenjtoi edhe me shume sherbimet e transportit. Gjate muajit korrik cmimi i naftes shenoi nje rritje prej 2.3 per qind, dhe cmimi i benzines ne rritje prej 1.6 per qind. Cmimet e transportit urban gjate ketij muaji u rriten me 8.0 per qind, ndersa cmimet e transportit interurban u rriten me 0.6 per qind. Rritja e cmimeve ne tregun vendas kete vit eshte ndikuar se tepermi nga cmimet ne tregjet nderkombetare. Cmimet e importit ndikuan inflacionin ne vend, nepermjet cmimeve te mallrave te konsumit te importuara dhe ndikimit ne koston qe bizneset perballojne, shpjegojne ekspertet ne Institutin e Statistikes. Zhvillimet ne cmimet e mallrave te konsumit dhe te prodhimit deshmojne per ndikimin inflacionist te cmimeve te importit, periodikisht. Zhvillimet ne cmimet e importit ne leke, jane kombinim i ecurise se cmimeve te huaja ne monedhen e vendit eksportues dhe kursit te kembimit. Aktiviteti tregtar i vendit tone me jashte eshte i orientuar drejt vendeve te Bashkimit Evropian. Kursi i kembimit te lekut ndaj monedhes evropiane ka nje ndikim percaktues. Pasi duke filluar nga gjysma e dyte e vitit 2006 dobesimi i lehte i lekut ndaj euros ka lejuar percjelljen e presioneve inflacioniste nga cmimet e huaja. Rritja e ketyre cmimeve pjeserisht reflekton rritjen e kerkeses nga ana e ekonomive ne zhvillim si Kina, India etj. si edhe veprimin e disa faktoreve qe kane kufizuar oferten e ketyre mallrave. Pakesimi i ofertes per drithera ka ardhur nga renia e prodhimit si pasoje e motit te thate ne vendet prodhuese te medha te dritherave dhe pakesimit te i rezervave. Ndersa zvogelimi i kapaciteteve prodhuese te lira dhe rreziqet gjeopolitike, krahas pakesimit te stokut, kane cuar ne rritjen e cmimit te naftes. Rritja e cmimeve te naftes dhe dritherave kane ndikuar ne rritjen e pergjithshme te cimeve ne te gjithe artikujt e konsumit. Megjithate, faktoret e rrezikut per rritje te metejshme te cmimeve gjate periudhes ne vazhdim jane ende te pranishem sipas Bankes se Shqiperise. BSH edhe per vitin 2008 ka shpallur si objektiv per inflacionin nivelin 3 per qind, me nje mundesi luhatjeje prej ± 1 pike perqindjeje rreth kesaj vlere qendrore. Objektivi per inflacionin eshte shpallur ne dokumentin e politikave monetare per vitin 2008. Arritja dhe ruajtja e stabilitetit te cmimeve nenkupton arritjen e normave te uleta pozitive te inflacionit dhe mbajtjen e tyre per periudha relativisht te gjata kohe. Nga ana tjeter, ruajtja e objektivit te inflacionit ne te njejtin nivel me 7 vitet paraardhese, do te kontribuoje pozitivisht ne konsolidimin e metejshem te pritjeve te publikut mbi inflacionin rreth objektivit te shpallur te Bankes se Shqiperise. Kete vit i gjithe rajoni eshte perballuar me inflacion me te larte se parashikimi.