E Shtunë, 31 Tetor 2026

QS, si do te sistemohen studentet

Luljeta Ndoka

"Asnje student nuk do te qendroje jashte". Eshte ky premtimi qe jep drejtori i Qytetit Studenti Bujar Brovina per kete vit akademik. Si cdo vit tjeter, ai duket se bashke me stafin e tij, eshte gati te perballoje fluksin e pritshem te studenteve te viteve te para. Brovina sqaron detajet se si do te veprohet per sistemimin e banoreve me te rinj te qytetit Studenti.

Fluksi

Drejtori i Ndermarrjes se Trajtimit te Studenteve nr.1, Bujar Brovina shprehet se sivjet bujtinat jane gati te presin rreth 2800 te rinj. Nga ana tjeter, kapaciteti total eshte rreth 6500 studente. Megjithate, sipas tij, gjithcka ne fakt varet se sa studente do te kene nevoje per keto bujtina, pasi ka edhe mjaft studente qe jane nga kryeqyteti, ose zgjedhin qe qendrojne ne shtepi me qira. "Megjithate, ne po bejme gati cdo ambient te mundshem me kushte te mira jetese, aq sa mund te ofrojme ne, ne menyre qe askush te mos qendroje jashte bujtinave tona", thote drejtori Brovina. Sipas tij, ne rastet kur numri i kerkesave per nje krevat ne Qytetin Studenti do te jete i larte, do te vendoset qe numri i studenteve per cdo dhome te jete 4. Megjithate, ai shprehte se stafi i tij do te perpiqet qe nje gje e tille te mos ndodhe, duke shfrytezuar ambientet e tjera, si per shembull godinat e familjareve. Nese do te mbeten vende bosh ne bujtinat e Qytetit Studenti, atehere drejtori i tij ka menduar qe te "thithen" studente dhe te fakulteteve te tjera, si per shembull te Mjekesise, apo te Inxhinierise se Ndertimit. "Nuk duam ne asnje menyre qe dhomat te rrine bosh, ndersa nevojat mund te jene te medha", thote drejtori Brovina.

Tarifa

Drejtori i Ndermarrjes se Trajtimit te Studenteve nr.1 shprehet se ende nyuk ehste vendosur sa do te jete tarifa vjetore qe do te paguajne studentet. "Ne do ta diskutojme me bordin e ndermarrjes dhe do te shohim mundesine te mos e rritim. Pra, qe tarifa te jete sa vitin e kaluar, 25 mije leke te rinj si dhe 1 mije leke si siguracion, i cili kthehet ne fund te vitit", thote drejtori Brovina. Ai thote se per vitet e dyta, te treta e te katerta, derdhja e tarifes vjetore do te behet direkt ne llogarine bankare qe drejtoria e qytetit studenti do te vere ne dispozicion te tyre. Pra, po synohet qe tarifa te kete vleren e njejte, si edhe gjate vitit te kaluar. "Uje dhe drite ka 24 ore. Cdo muaj, ne i paguajme Korporates Elektroenergjetike Shqiptare 160 mije dollare per dritat dhe ujesjellesit 70 mije dollare. Ne jemi shoqeri anonime, cka do te thote se detyrimet i paguajme vete nga buxheti qe mundim te mbledhim prej studenteve", rrefen drejtori Bujar Brovina. Edhe ne bujtinat ku kushtet nuk kane qene shume per t'u pasur zili, Ndermarrja e Trajtimit te Studenteve po i merr te gjitha masat qe gjithcka te jete ne rregull per pritjen me kushte sa me te mira te studenteve.

Kushtet

Cdo kat i bujtinave ka dushe, cdo dhome lavaman te rregullt, ndersa do te rrine nga tre vete ne dhome. Ne rast se do te kete shume kerkesa dhe me pak vende, numri i studenteve ne nje dhome do te shkoje deri ne 4.

Celulari

Drejtori i Ndermarrjes se Trajtimit te Studenteve, Bujar Brovina ka afishuar ne cdo godine numrin e tij te celularit, ne menyre qe cdo student qe do te kete ndonje problem, ta marre ate ne telefon personalisht.

26 Mije leke do te kushtoje nje krevat ne bujtinat e Qytetit Studenti per nje vit. Nga keto 1 mije leke u kthehen studenteve ne fund te vitit. Kjo vlere sherben si figuracion ne raste te demtimit te pajisjeve te dhomave.

Djem

Shperndarja e studenteve ne godina, sipas degeve

Godina nr.1 Fakulteti Histori-Filologji. Deget gjeografi, gazetari

Godina nr.2 Fakulteti Ekonomik. Deget biznes, miks

Godina nr.3 Fakulteti i Shk. Natyres. Deget bio-kimi, kimi, fizike

Godina nr.4 Fakulteti Shk. Natyres. Deget matematike, informatike

Godina nr.6 Fakulteti Gjuhe e huaj. Deget gjuhe e huaj, Letersi

Godina nr.20 fakulteti ekonomik. Dega finance

Godina nr.21 Fak. Gjeologji-miniera. Deget gjeologji, gjeo-fizike, nafte

Godina nr.22 Universiteti Politeknik. Elektrike, tekstil

Godina nr.23 Akademia e Arteve te Bukura

Godina nr.28 Universiteti Politeknik, dega elektronike

Godina nr.29 Universiteti Politeknik. Dega Mekanike

Vajza

Godina nr.5 Fakulteti Ekonomik. Dega Ekonomiks

Godina nr.7 Shkencat e natyres. Dega Kimi bio-kimi, biologji

Godina nr.8 Arte, fizike, inxhinieri tekstile

Godina nr.9 Fakulteti Ekonomik. Dega Finance

Godina nr.10 Fakulteti Ekonomik, dega biznes

Godina nr.11 Anglisht, italisht, gjermanisht

Godina nr.12 Frengjisht, greqisht, rusisht, turqisht

Godina nr.14 Fakulteti Juridik. Deget drejtesi, shkenca sociale

Godina nr.16 Elektronike, elektrike, gjeologji, miniera, mekanike

Godina nr.17 Juridik, informatike ekonomik e

Godina nr.24 Histori, gjeografi

Godina nr.25 gjuhe-letersi, gazetari

Godina nr.26 Fakulteti i Shkencave sociale. Te gjitha deget

Godina nr.27 Matematike, informatike


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›