Bie familja ne gremine, vdes vogelushi
GRAMSH - Nje aksident i rende, ku mbeti i vdekur nje femije 5-vjecar dhe u plagosen 8 persona te tjere, 4 prej se cileve femije, ndodhi mesditen e djeshme ne fshatin Cingare, ne afersi te Gramshit. Pjesetaret e familjes Merzheku, nga Durresi, po udhetonin me nje automjet tip "Benz", me targa DR 28 71 E, qe drejtohej nga kryefamiljari Hasan Merzheku, ne aksin rrugor Gramsh-Elbasan. Per shkak te akullit ne rruge, makina rreshqiti ne ane te rruges, duke rene 50 meter ne nje gremine. Familja Merzheku kishte shkuar per vizite te te afermit ne Gramsh, me rastin e Vitit te Ri dhe po kthehej drejt shtepise ne Durres. Femija 5-vjecar, Drilon Merzheku, i biri i drejtuesit te mjetit, nderroi jete gjate transportit te tij per ne spital, nderkohe qe 8 anetaret e tjere te familjes, pasi moren ndihmen e pare ne spitalin e Gramshit, jane transportuar me urgjence me helikopter drejt Ushtarakut te Tiranes. Ata jane Ornela, 5 vjec, Estrida, 4 vjec, Elfrida, nena e femijeve, 25 vjec, Kledis, 4 vjec, Gazmor Merzheku, 32 vjec, Enovila, 23 vjec dhe Hasan Merzheku, 29 vjec. Ne vendngjarje mberriti policia e qarkullimit dhe nje grup hetimor, qe bene te ditur se nga te dhenat paraprake, rezulton se aksidenti eshte shkaktuar si pasoje e rreshqitjes nga akulli ne rruge.