E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mimoza martohej per 10 dite

Ora 15.00 e dites se djeshme shenoi dhe funeralin e vellait dhe motres te familjes. Viktima Mimoza do te martohej pas 10 ditesh. Ne shtepine e Ferhateve tashme kane mbetur si plage te hapura, jo vetem fotot e dy femijeve qepercolli dje, por dhe paja e Mimozes qe pas gati 2 javesh do te behej nuse dhe do te fillonte nje jete te re. E ndersa me qindra njerez hynin e dilnin per ngushellime, nga porta e shtepise private degjoheshin ulerima te grave qe vajtonin kufomat. Kortezhi qe ka percjelle vella e moter drejt baneses se tyre te fundit ka qene mjaft i gjate dhe sipas riteve te veriut vetem burrat e pranishem shoqeruan dy trupat per ne varreza.
Largohen Pucet nga shtepia
Pas vrasjes se dyfishte te kryer pasditen e se enjtes, ku mbeten viktima dy pjesetare te familjes Ferhati, policia e kryeqytetit, ka marre ne mbrojtje familjen e autorit te krimit te arrestuar ne vendngjarje. Sipas burimeve policore, por dhe sipas fqinjeve te familjes mesohet se pak minuta pas kryerjes se krimit, ata jane marre fillimisht ne ruajtje nga policia dhe me pas jane larguar nga uniformat blu drejt nje vendqendrimi te ri. Frika e nje hakmarrje te mundshme nga ana e familjes se dy viktimave ka qene dhe motivi i largimit te familjes Puci, e cila jeton shume prane familjes se Ferhateve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›