E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrantet dynden ne Durres

Rreth 120 mije pasagjere kane hyre ne 6 jave. Policia: Presim "valen" e kundert

Durres- Porti i Durresit "pushtohet" nga emigrantet. Rreth gjashte mije persona qe kane mberritur paraditen e djeshme me pese tragete, pothuajse i kane dhene fund fluksit te kthimeve nga Italia ne portin e Durresit. Burime nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit bejne te ditur se ne ditet e ardhshme situata ne hyrjet ne kufi pritet te stabilizohet ne parametra pothuajse normale, ndersa tashme kane filluar pergatitjet per fluksin e kundert, ate te daljes ne drejtim te Italise. Burimet kufitare konfirmojne se nga 1 korriku i ketij viti kane hyre ne Shqiperi rreth 120 mije pasagjere dhe mbi 30 mije automjete, duke shenuar nje shifer nga me te lartat per kete periudhe. "Pasagjeret jane perpunuar ne kohe rekord, duke eliminuar radhet", tha per "Koha Jone" drejtori i Drejtorise Rajonale te Kufirit dhe Migracionit, Naim Manuka. Sipas zyrtarit, tashme pritet fluksi i levizjeve ne drejtim te Italise. Krahas perballimit te problemeve te sistemimit te trafikut te automjeteve dhe levizjes se pasagjereve ne port, kemi marre masa edhe per te mos lejuar levizje te pakontrolluara ne territorin kufitar", sqaroi Manuka. Sipas tij, kjo eshte periudha "e arte" per shume elemente qe tentojne te kalojne kufirin te papajisur me dokumentacionin perkates, ose me dokumente te falsifikuar. Burimet policore konfirmojne se ne dispozicion te pasagjereve do te jene 12 sportele, qe do te eliminojne radhet e gjata, pa hequr dore nga procedurat rigoroze te kontrollit te dokumentacionit ne kufi. Problem per pasagjeret vazhdon te mbetet gjendja ne tragetet e linjave qe lidhin Italine me Shqiperine, ne menyre te vecante ne linjen Bari-Durres. Gjate javeve te fundit jane konstatuar disa raste ku ka pasur mbingarkese neper tragete dhe vonesa te pajustifikuara qe jane shkaktuar si nga cilesia e lundrimit, ashtu edhe nga zvarritje burokratike ne Raden e portit te Durresit. Nderkohe ankesa te shumta nga pasagjeret ka pasur edhe per kushtet e lundrimit dhe trajtimin jo te pershtatshem nga personeli i trageteve. Por te pakten ne token shqiptare pasagjeret kane disa lehtesi me shume. Prej dy vitesh ne portin e Durresit pasagjeret dhe automjetet perpunohen ne kohe rekord nga Policia Kufitare, duke mos shenuar radhe pritjeje per emigrantet qe kthehen ne Shqiperi per pushime. Per kete vit sherbimi i kamioneve eshte ndare nga ai i autoveturave, duke bere qe te shkurtohet edhe koha e perpunimit te mjeteve, si nga policia kufitare, edhe nga dogana. Te kthyerit ankohen per mungesen e mjekeve ne tragete, personelit qe kujdeset per udhetaret dhe higjenen, ku shpesh mungojne tualetet, kurse emigranteve u duhet te qendrojne te ulur gjithandej pasi mungojne edhe stolat. Nderkohe qe shpesh tragetet vihen edhe ne gare per pasagjeret, duke kapercyer limitin e udhetareve per cdo rruge nga porti i Durresit ne drejtim te Italise.

K.Jaupi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›