Arvizu SHBA e gatshme te ndihmoje ne perballimin e permbytjeve
Kryeministri Berisha merr mbeshtetjen e menjehershme te ambasadorit te ri te SHBA ne Tirane
Ambasadori i ri i SHBA-se Aleksander Arvizu i telefonoi diten e djeshme Kryeministrit Berisha. Permes kesaj telefonate ambasadori i ri i ShBA-se Arvizu i shprehu kryeministrit Berisha mbeshtetjen dhe gatishmerine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per te ndihmuar ne perballimin e situates se veshtire qe po kalon vendi te krijuara nga permbytjet ne rrethin e Shkodres. Ambasadori Arvizu i shprehu gjithashtu kryeministrit Berisha kenaqesine per fillimin zyrtar te detyres dhe se e priste me kenaqesi takimin se afermi me Kryeministrin Berisha. Ai shprehu mbeshtetjen dhe gatishmerine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per te ndihmuar ne perballimin e situates se veshtire qe po kalon vendi nga permbytjet.
Te dy bashkebiseduesit konfirmuan vullnetin per konsolidimin e metejshem te bashkepunimit dhe marredhenieve miqesore midis dy vendeve.
SHBA mbetet gjithnje aleatja me e palekundur e Shqiperise. Kjo deshmon dhe lidhjet e forta midis dy popujve si dhe marredheniet historike qe vazhdojne ende te reflektojne stabilitet dhe raporte reciproke bashkepunimi mes Shqiperise dhe SHBA-se. Gjithashtu Shtetet e Bashkuara dhe Shqiperia jane dy vende mike te ngushta dhe aleate ne luften kunder terrorizmit nderkombetar dhe promovimit te paqes dhe qendrueshmerise ne mbare boten.