Shkodren dhe komunizmin ska udhekryq qe i bashkon
Edi Rama armik i betuar i Edi Rames
Edi Rama me ne fund mori guximin te dukej ne viset e permbytura ne Torovice e ne Shkoder ama si kofini pas te vjeli. U duk pasi intensiteti i reshjeve ra pasi ato pushuan pasi pati filluar evakuimi i familjeve ne rrezik pasi u mesua se nuk pati viktima ne njerez pasi u strehuan njerezit neper konvikte shkollash pasi u urdherua hapja e Rezervave te Shtetit per te ndihmuar banoret e viseve te permbytura pasi beri aheng ne Pogradec dhe hodhi vallen e perzishme te korbave pasi kerkoi per kushedi se te saten here hapjen e kutive pasi u shfaq nje sy diell ne ultesirat e mbuluara nga uji pasi ndash sic linte te kuptohej dje ne gazeten 55 i nderuari Rexhep Shahu ndash u dha shkodraneve-shkodrane dhe Shkodres-Shkoder lende per hajgare qe do te mbahen mend me teper se bemat e Palit pasi... e pasi... e pasi... Te mos harroj edhe pasi kurdisi specialistet per gjithcka te gjykonin mbi te pagjykueshmen per ate cka nuk varet nga vullnete njerezore madje frymezoi ndonjerin te jepte edhe keshilla e receta se si mund te qeverisej me mire situata.
A thua te jene qetesuar ma aq shpirtrat e njerezve - te atyre ne nevoje dhe te atyre qe presin dardha nga qielli - apo te jene lenduar me teper
Sdo mend ka edhe nga ata qe mezi kane pritur zbritjen e kryetarit te opozites ne fushen e betejes ani se si kofini pas te vjeli me armet e Don Kishotit ngjeshur ne brez tashme te marra hua ne vend te kutive. Zbriti si zbriti ama ia beri bam - do te thoshte ndonje. - Reshjet e pane pisk dhe ia mbathen...
Dakord. Vertet ia kishin mbathur. Mbase edhe te llahtarisura se mos njeriu i kutive dhe i protestave u punonte ndonje rreng i pajtonte me meditje ose i rekrutonte forcerisht per protesta a per greva urie. Me mire me kalendar dy muaj ne dymbedhjete sesa pa kalendar sa here ti teket opozitarit qe me opozite nenkupton vetem kuti e protesta vetem protesta e kuti. Me fal i nderuar Xhep Shahu qe po marr shprehjet dhe argumentet e tua per kete shkrim. Jo se i mbarova te miat meazallah Ku te le Edi ti mbarosh por sepse ajo Shkodra jote Mori Shkoder moj mizore Pak u duke shume na dole... me mori me vete sot dhe sado qe vras mendjen se gjej dot si do ti kaperdije palacolleqet e radhes te kreut socialist dhe te ndonje shkodrani nga Vau i Dejes i cili ia ka pasuruar Edit ate Opoziten e Bashkuar opozite klounesh te dale boje.
Ama ne qofte se ka edhe nga ata qe permenda me siper Shkodra-Shkoder nuk e ha sapunin per djathe. Shkodren dhe komunizmin ska rrugekryq qe i bashkon. Sepse sic e di mirefilli cdo shkodran Shkodre njeriu nuk mund te jete njeheresh edhe shkodran edhe komunist. Perndryshe komunizmi do te kishte leshuar rrenje edhe nen kembet e Rozafes...
Ja pse Edi Rama eshte armiku me i betuar i Edi Rames. Sepse kuturisi te shkonte dje ne Shkoder si kofini pas te vjeli e te pasuronte humorin shkodran me prurje te reja. Sepse per te zezen e vet guxoi te shkelte viset e permbytura tashme nje jave te lenduara nga fatkeqesia natyrore pa votuar projekt-buxhetin i cili ne te ardhmen do ti vije ne ndihme Shkodres dhe gjithe ultesires perreth. Sepse nuk dha gjate gjithe javes asnje sinjal solidariteti ndaj viktimave por ferkoi duart dhe iu gezua permbytjes duke fajesuar qeverine me shprese qe te fitonte ndonje grime kredibiliteti politik. Sepse Edi Rama nuk eshte ne gjendje te kuptoje as ate finesen e gjetur te Rexhep Spahiut Student i perjetshem Shkodre qe ngerthen as me shume as me pak filozofine e te qenit per jete te jeteve pro studenteve te Nentorit te cilet e cliruan Shkodren dhe gjithe Shqiperine prej kucedres enverhoxhiste.