E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie në humnerë një 50-vjeçar në Mallakastër, dërgohet në spital

Një 50-vjeçar ka mbetur i dëmtuar pas ka rënë aksidental në një humnerë në fshatin Kapaj të Mallakastrës.

I dëmtuari, Fluturim Salobehaj ka pësuar dëmtime në këmbë dhe në pjesë të tjera të trupit si pasojë e rënies.

Pas ndërhyrjes për nxjerrjen e tij nga humnera, 50-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku do të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›