Konflikti me Izraelin, Irani diskuton me Katarin për uljen tensioneve në rajon

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Abbas Araghchi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikun Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.
Në qendër të bisedës ishte rëndësia e “përdorimit të kapaciteteve diplomatike” për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve në rajon.
Sipas një deklarate të lëshuar nga diplomacia iraniane, të dy zyrtarët e lartë shqyrtuan “zhvillimet e fundit rajonale”.
Ata theksuan rëndësinë e shfrytëzimit të kapaciteteve diplomatike dhe të vazhdimit të koordinimit të ndërsjellë, me qëllim parandalimin e rritjes së tensioneve në rajon.
Biseda telefonike vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta, ndërsa të dyja palët duket se kërkojnë të forcojnë dialogun dhe bashkëpunimin diplomatik si mjet për stabilizimin e situatës.
Ministri Araghchi dhe homologu i tij i Katarit ranë dakord se koordinimi i vazhdueshëm midis Teheranit dhe Dohës është i nevojshëm për të shmangur përshkallëzime të mëtejshme.
/rtsh.al/