Bie në kontakt me korentin, vdes 14- vjeçari
Një 14- vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e kontaktit me një kabull elektrik. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një shkollë në Selitë, ndërsa ka humbur jetën shtetasi me inicialet A.L.
Mësohet se kabulli elektrik ishte i këputur, si pasojë e një defekti të mëparshëm.
Situata rreth ngjarjes është ende e paqartë, ndërsa policia mësohet se ka shkuar në vëndngjarje, ku pritet të zbardhe plotësisht rrethanat e ngjarjes së rëndë.