E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Benedikti XVI takohet me Fidel Kastron

Pope Benedikt XVI me Fidel Kastron gjatë takimit në Havana (foto AFP)

Papa Benedikti XVI pas meshës së mbajtur në Havana është takuar për gati 30 minuta me liderin historik të Kubës Fidel Kastro, me edukim jezuit që më pas u kthyer në një djal revolucionar.

Kastro është takuar dhe me Papa John Paul II në vitin 1998, në kohën kur Kuba shënojë një pikë kthesë në marrëdhëniet me Kishën.

Takimi i Papës me Kastron është konfirmuar dhe nga zyrtar të Vatikanit.

Sheshi ku u mbajt mesha mban 600 mijë njerëz dhe ajo dukej plot.

AFP raporton se një burrë mes turmës ka thirru Papa, mos u largo pa rrëzimin e komunizmit.

Incidenti është i njëjtë me atë të dy ditëve më parë në Santiago, ku një burrë thirri slogane anti-qeveritare, që më pas u mor nga policia. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›