Bie në kontakt me korentin, vdes 37- vjeçari

Një 37- vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e kontaktit me korentin. Ngjarja ka ndodhur në Qesarak, në Tiranë, ndërsa ka humbur jetën Dritan Peposhi, 37-vjeç. Mësohet se Peposhi po rregullonte një kabull në banesën e tij, ndërsa ka rënë në kontakt me korentin. 37-vjecari është dërguar menjëherë drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë. Ndërkaq policia ka shkuar në vëndngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.