E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie në kontakt me telat elektrik, digjet kamioni

DURRES- Një kamion i ngarkuar me material polistiren është djegur plotësisht sot paradite në zonën e Shkëmbit të Kavajës, por pa viktima. Kamioni tip 'Man', me targë TR 1435 I, i cili po kalonte mbi shinat e trenit nga rruga kryesore në drejtim të një godine në ndërtim e sipër, ka marrë flakë si pasojë e kontaktit të karrocerisë me përcjellësat elektrikë të linjës ajrore të tensionit 6 kilovolt. Megjithë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse kamioni dhe materiali i ngarkesës polistiren, që përdoret si izolues në industrinë e ndërtimit, është djegur plotësisht. Policia mori në pyetje drejtuesin e automjetit Et'hem Gjonaj, 40 vjeç.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›