Përfundon numërimi i gjashtë kutive të Fushë-Kuqes
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) përfundoi numërimin e kutisë së gjashtë dhe të fundit të votimit të Fushë Kuqes, që i përket KZAZ-së nr.39 në Qarkun e Lezhës. Rezultati i votave të numëruara të kësaj KZAZ-je nuk e ndryshoi numrin e mandateve të fituara në këtë qark nga dy koalicionet kryesore "Aleanca e ndryshimit" dhe "Bashkimi për ndryshim", pasi numri i votave nuk ishte i mjaftueshëm për një mandat deputeti.
Aktualisht, në Qarkun Lezhë, sipas rezultatit paraprak të KQZ-së, koalicioni i drejtuar nga PD ka fituar 4 mandate, ndërsa ai nga PS tre mandate. Pas përfundimit të këtij procesi për Lezhën, pritet numërimi i votave për 9 QV në Qarkun e Fierit, përkatësisht të KZAZ-së nr. 19, nr. 20 dhe nr.22.