Asgjesimi, policia djeg në Sharrë 84 kg drogë
TIRANE- Policia e Tiranës asgjesoi sot në Sharrë, në periferi të kryeqytetit, një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike, të lojit heroinë, kokainë e kanabis sativa, të kapura vitet e fundit në kryeqytet. Me urdher te prokurorise u realizua asgjësimi me djegie i një sasie prej 4 kg e 75 gram lëndë narkotike e llojit heroinë, 78 kg e 653 gram lëndë narkotike e llojit cannabis sattiva, 1 kg e 226.9 gram lëndë narkotike e llojit kokainë.
Sipas policisë, asgjesimi i kësaj sasie lënde narkotike u krye në prani të një komisioni të përbërë nga përfaqësues të Prokurorisë për Krimet e Rënda, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, të Qëndrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, etj.