Bie ne korrent, i mituri vdes ne pune
Durres- Nje tjeter i mitur ka humbur jeten ne pune si pasoje e mungeses se kushteve te sigurise, nderkohe qe institucionet shteterore kane heshtur perballe numrit ne rritje te ketyre aksidenteve. Policia eshte mjaftuar me arrestimin e pronarit te lavazhit ku ndodhi incidenti duke u gdhire dita e djeshme, ne zonen e Plazhit, ndersa po dje pasdite i eshte dhene lamtumira e fundit edhe 15 vjecarit qe ishte punesuar prej disa muajsh ne kete pike dhe perfitonte nje page baze, plus perqindjen per cdo larje makine. Ky eshte incidenti i dyte brenda javes me po kaq viktima ne qytetin bregdetar, ku kane vdekur dy te mitur si pasoje e renies ne tension elektrik.
Ngjarja
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policise bejne te ditur se Xhulian Alla, lindur ne Diber dhe banues ne lagjen nr. 13, ne Plazh, ka gjetur vdekjen pas renies ne kontakt me energjine elektrike. Adoleshenti ka humbur jeten ne nje pike lavazhi ku ishte i punesuar. Te njejtat burime shtuan se policia ka shkuar ne vendngjarje per te bere ekspertizen e rastit, nderkohe qe per kete ngjarje eshte ndaluar edhe pronari i pikes se lavazhit. Ai eshte Ramazan Daka, 41 vjec, lindur ne Peqin dhe banues po ne lagjen nr. 13 te Durresit. Policia tha se pronari i lavazhit akuzohet per "shkelje te rregullave te sigurimit teknik ne pune". Ngjarja ndodhi ne nje pike lavazhi te instaluar ne zonen turistike te qytetit te Durresit, ne aksin rrugor Ura e Dajlanit-Plepa, rreth 1 kilometer pasi hyn ne rrugen e plazhit. I mituri ka qene duke punuar per larjen e automjeteve ne kohen qe prizat qe furnizonin me energji pistoleten e ujit dhe fshesen me korrent, kane rene ne kontakt me ujin duke shkaktuar keshtu vdekjen e punetorit. Pika e lavazhit gjendet ne krahun e djathte te aksit rrugor Ura e Dajlanit-Plepa, ndersa sherben edhe si vend parkimi per autobuset qe vijne nga Kosova. Megjithese punetoret e tjere jane perpjekur t'i vijne ne ndihme te miturit, dergimi ne spital ka qene i kote. Mjeket thane se Alla mberriti i pajete ne urgjence dhe se kishte pesuar nje goditje elektrike me pasoje vdekjen. Ekspertet mjeko-ligjore do te nxjerrin edhe rezultatet per shkaqet e rrethanat e vdekjes se 15-vjecarit.
Precedenti
Me daten 24 gusht te ketij viti, nje 17-vjecar, banor i lagjes numer 15, te qytetit te Durresit, ka vdekur ne pune e siper, teksa ka rene ne tension elektrik. Policia vendore tha pas ngjarjes se Orest Kajana ka qene duke punuar ne nje elektropompe, kur ndodhi aksidenti fatal. Ne oret e para te mengjesit te 25 gushtit, policia e Durresit ka vendosur arrestimin ne flagrance te 43-vjecarit Muharrem Hazizi, sipermarres i firmes "Inter Gaz", ne Porto Romano, ku ndodhi aksidenti. Sipas uniformave blu, pronari me origjine nga Kucova, dhe arsim 8-vjecar, ka shkelur rregullat e mbrojtjes ne pune, c'ka ka shkaktuar vdekjen e adoleshentit. Per te dyja rastet qe kane ndodhur ne qytetin bregdetar burime te prokurorise thane se po kryhen hetime per te njejten veper penale ndaj pronareve te subjekteve private.