E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie në pranga dhunuesi i dytë i gazetarit të radios

06/07/2009  I lënduari, disa ditë në spital

FIER- Në pranga të policisë Fier ka rënë Isuf C. 25 vjeç lindur në Ballsh e banues në Fier. Ky shtetas është autori i dyshuar i rrahjes së gazetarit të Radio "X" në Fier, ngjarje kjo e ndodhur në datën 18 qershor të këtij viti. Çela së bashku me Adi Allaraj kanë rrahur për motive të dobëta Keidi V. me profesion gazetar në Radio "X" në Fier. Pas ngjarjes dhe denoncimit që viktima kreu në policinë e Fierit u bë shpallja në kërkim e tyre. Pas një pune të mirëfilltë të policisë u bë e mundur vendndodhja e tyre e më pas arrestimi. Gazetari lokal u rrah prej tyre me mjete të forta në pjesë të ndryshme të trupit. Ai qëndroi disa ditë në spitalin rajonal Fier e më pas në banesën e tij. Ndërkohë fillimisht policia deklaroi se ky i fundit u rrah për motive të dobëta, ndërsa familjarë të tij e cilësuan si një dhunë me prapavijë politike. Pas disa aksioneve blutë e Fierit arrestuan bashkautorin e dhunës dhe disa ditë më pas dhe të riun tjetër, të cilët së bashku kanë hyrë në ambientet e kësaj radioje dhe kanë rrahur me mjete të forta 25-vjeçarin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›