Mbyllet për 4 ditë tuneli i Kalimashit
06/07/2009 Arsyeja, punimet elektromekanike
Ministria e Punëve Publike njoftoi dje përdoruesit e autostradës Rrëshen-Kalimash se tuneli i Thirrës në këtë autostradë do të jetë i mbyllur për trafikun prej orës 11:00 të ditës së hënë 6 korrik deri në orën 7:00 të ditës së enjte, 9 korrik. Sipas zëdhënëses së MPPTT-së, Arminda Qylafku, ky kufizim i përkohshëm kryhet si rezultat i punimeve elektromekanike dhe përforcuese në galerinë jugore, të cilat për arsye teknike dhe sigurie nuk mund të zhvillohen në prezencë trafiku. “Ju kërkojmë ndjesë qytetarëve vendas dhe të Kosovës për shqetësimin dhe njëkohësisht i falënderojmë për mirëkuptimin e tyre”, - theksoi njoftimi zyrtar i Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Që prej ditës së përurimit të pjesës së parë të rrugës, më 25 qershor të këtij viti, kompania Bektel Enka ka punuar me intensitet të lartë dhe me vëmendje të posaçme, për shkak se plasjet në brendësi të tunelit mund të shkaktojnë defekte teknike në seksionin funksional. Pas shumë pak kohësh, i gjithë segmenti rrugor do të funksionoje normalisht. Në muajin shtator mendohet se do të bëhet dorëzimi përfundimtar i segmentit Rrëshen-Kalimash 62 kilometra i gjatë, në përbërje të të cilit është tuneli me dy seksione dhe gjatësi 5.5 kilometra për secilin seksion. Rreth 33 milionë metër kub material shkëmbor janë zhvendosur për të ndërtuar tunelin, ndërsa autostrada Durrës-Kukës-Morinë, 170 km e gjatë, do të lidhë bregun e Adriatikut me kufirin e Kosovës dhe rajonin.