Pritet që Këshilli i Ministrave të mos ndryshojë numrin e ministrive
06/07/2009 Kabineti i ri qeveritar prodhim i zgjedhjeve dhe prurjet e reja në të
Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit dhe sidomos ftesa pranuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, bërë nga kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha drejtuar për të bashkëqeverisur vendin, tregon se me shumë mundësi nuk do të mbahet premtimi për reduktim të portofoleve ministrore. Gjatë fushatës elektorale Kryeministri Berisha kishte premtuar një reduktim të numrit të ministrive. Por me përfshirjen e LSI-së në qeverinë e ardhshme e si rrjedhojë krijimin e një koalicioni të gjerë, ministritë nuk do të ndryshojnë. Duke bërë një llogaritje të ndarjeve të posteve ministrore mes demokratëve dhe Lëvizjes, ka shumë gjasa që edhe për katër vjetët e ardhshëm Shqipëria do të ketë sërish 14 ministri. Tashmë kanë nisur negociatat e fshehta mes PD-së dhe LSI-së për ndarjen e posteve drejtuese. LSI-ja patjetër do të ketë përfaqësuesit e saj të lartë në kabinetin qeveritar. Nuk mund të thuhet saktë numri i portofoleve që do të përfitojë, por me siguri do të shohim një reduktim të përfaqësimit të demokratëve në drejtim të institucioneve të larta qeveritare. Nëse gjatë katër vjetve të fundit PD-ja në bazë të marrëveshjeve me partitë aleate ishte e detyruar të jepte poste ministrore, nëse do të arrinte të fitonte e vetme zgjedhjet, mund të mbante më shumë ministri për vete dhe gjithashtu të mbushte premtimin për reduktim të portofoleve deri në 12 ministri. Një gjë e tillë duket e pamundur në kushtet aktuale. LSI-ja, duke pranuar ftesën për bashkëqeverisjen e vendin, me një orientim thellësisht në funksion të vazhdimit dhe konsolidimit të reformave të mëdha e të thella, do të lërë shenjën e saj përmes qenies në kabinetin qeveritar. Gjithashtu kreu i PD-së do t’u ofrojë poste drejtuese edhe partive aleate të djathta që arritën të përfaqësohen në Parlament. Pra, në bazë të kësaj analize mund të thuhet se qeveria e re nuk do të ketë asnjë tkurrje në numër.
Kush rrezikon
Në qeverinë e ardhshme, e cila me siguri do të përbëhet nga koalicioni i djathtë i drejtuar nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, do të ketë ndryshime në përbërje. Ndër ministrat aktualë më të rrezikuarit për të lënë postet drejtuese priren të jenë ata që janë në krye të institucioneve prej shumë kohësh. Madje, më të rrezikuarit mendohet në jetë pikërisht ata ministra që u kanë shpëtuar ndryshimeve në kabinetin qeveritar gjatë katër vjetve të fundit. Pra, janë ata ministra që kanë mbajtur fort portofolin e tyre për katër vjet, pa iu cenuar mundësia për të vazhduar detyrën. Kështu, mund të numërohen disa ministra, të cilët gjatë mandatit të parë qeverisës së Partisë Demokratike, nga shtatori i vitit 2005 e deri më sot, kanë qenë në pozita drejtuese institucionale.
Përbërja e qeverisë aktuale
Sali Berisha - Kryeministër
Genc Polli - zëvendëskryeministër
Lulzim Basha - ministër i Punëve të Jashtme
Anila Godo - ministre e Shëndetësisë
Bujar Nishani - ministër i Brendshëm
Gazmend Oketa - ministër i Mbrojtjes
Majlinda Bregu - ministre e Integrimit
Ridvan Bode - ministër i Financave
Genc Ruli - ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës
Enkelejd Alibeaj - ministër i Drejtësisë
Sokol Olldashi - ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit
Fatos Beja - ministër i Arsimit dhe Shkencës
Viktor Gumi - ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Jemin Gjana - ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Ardian Turku - ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Lufter Xhuveli - ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave