Bie nga ndërtesa, vdes 20 vjeçarja

Një fermer e moshës 20 vjeçare nga Ferizaj ka gjetur vdekjen dje në orët e mbrëmjes. Ende nuk dihet se si ka ndodhur rasti, por Policia e Kosovës ka vërtetuar se ajo ka rënë nga një ndërtesë, me këtë rast nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në Rrugën B.G Syljemani të Ferizajt. Policia, rastin e ka hapur si vdekje e dyshimtë.
Me vendim të organeve ligjore trupi i jetë është dërguar në Institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë. /Indeksonline/