Bie niveli i lumit Indus dhe rreziku nga përmbytjet në Pakistan
Pas disa javë përmbytjesh në Pakistan ka filluar të bjerë niveli i lumit Indus në mjaft rajone, Këtë e bëri të ditur sektori i mbrojtjes nga katastrofat në vend. Edhe provinca Sindh në jug dhe qyteti Thata nuk janë më të rrezikuara në mënyrë akute. Banorët e parë po rikthehen në shtëpitë e tyre. Sipas njoftimeve një e pesta e Pakistanit është përmbytur, më shumë se 1 milionë shtëpi janë shkatërruar dhe më shumë se tetë milionë vetë kanë nevojë për ndihma urgjente për të mbijetuar. Ndërkohë vendet myslimane, organizata dhe individë kanë premtuar gati një miliardë dollarë për viktimat e përmbytjeve në Pakistan. Organizata e Konferencës Islamike tha se paratë kanë ardhur nga qeveritë, organizatat joqeveritare dhe nga aktivitetet për grumbullimin e ndihmave në Arabinë Saudite, Turqi, Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar.