E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka e Japonisë vë më shumë para në dispozicion


Në luftën kundër rritjes së lartë të vlerës së Yen-it dhe deflacionit, Japonia e ka fleksibilizuar edhe më tej politikën e saj monetare. Banka kombëtare në Tokio vendosi që të hedhë në tregun financiar edhe dhjetë bilionë Yen të tjerë me një normë interesi vetëm prej 0,1 për qind. Programi i kredive do të rritet me këtë në gjithsej 30 bilionë Yen (përafërsisht 275 miliardë euro). Qeveria po përgatit masa të mëtejshme për stimulimin e koniunkturës. - Yen-i ka arritur kohët e fundit në vlerën e dollarit dhe me këtë rëndoi ekonominë e Japonisë të orientuar nga eksporti.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›