E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbytja e të rinjve, rinisin kërkimet për trupat

DURRES- Kane nisur kerkimet per gjetjen e dy te rinjve qe u mbyten nje dite me pare ne lumin Ishem.

Mesohet se kerkimet per gjetjen e tyre jane perqendruar në një pjesë të lumit ku janë grumbulluar shumë bidona plastikë, pasi dyshohet se trupat e tyre mund te kene ngecur mes bidoneve.

GJithcka ndodhi kur kuneterit, Elson Sineimati 18 vjec dhe Ervis Saliu, 20 vjec ishin duke mbledhur kanoce dhe bidone plastike qe me pas i shisnin per te siguruar jetesen, por i rrembeu rrjedha e lumit dhe nuk munden te dilnin dot me.

Me viktimat kane qene edhe persona te tjere, shoke te tyre, qe benin te njejten pune, por qe nuk kane mundur t’i ndihmojne dot. Ata kane deklaruar ne polici se i kane pare teksa perperliteshin per te dale nga rrjedha, por pa fat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›