Protestë kundër Putinit, 55 të arrestuar në Moskë
MOSKE- Policia moskovite njoftoi se rreth 55 protestues anti-qeveri janë arrestuar në Sheshin e Kuq në kryeqytet.
Aktivistët opozitarë kanë bërë thirrje për mbështetësit që të ecnin rreth këtij sheshi të dielën me shirita të bardhë, që janë bërë simbol i lëvizjes kundër kryeministrit Vlladimir Putin.
Protestuesit brohorisnin Rusia do të jetë e lirë dhe Rusia pa Putinin. Në maj, Vlladimir Putin e fillon edhe një mandat në postin e presidentit.