Bie numri i azilkërkuesve nga Maqedonia

“Numri i kërkuesve të azilit nga Maqedonia në shtetet e Bashkimit Evropian ka rënë në minimum”. Siç deklaroi zëdhënësi i MPJ-së, Borce Stamov, masat të cilat në periudhën e kaluar janë zbatuar, funksionojnë në pajtueshmëri me planin gjashtëmujor që u soll në prill pas rritjes së numrit të azilkërkuesve.
“Konstatimi se masat kanë dhënë fryte ka të bëjë me statistikat e fundit të cilat i kemi nga ana e Komisionit Evropian për numrin e qytetarëve të Maqedonisë të cilët kanë kërkuar azil”, deklaroi Stamov.
Sipas statistikave të Agjencisë Evropiane për siguri kufitare, në qershor janë regjistruar rreth 100 kërkesa për azil, në korrik rreth 80, ndërsa prej gushtit e deri më tani flitet për dhjetë kërkesa të azilit. Kërkesat më të mëdha janë bërë në Suedi, Zvicër, Belgjikë dhe Gjermani.