ISKSH rrit pagat për mjekët dhe infermierët

Instituti i Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor vendosi rritjen e pagave të mjekëve në masën 2 deri 5 përqind dhe të infermierëve me 3 përqind.
ISKSH-ja ka deklaruar se nga rritja e pagës do të përfitojnë 1650 mjekë dhe 6700 infermierë duke përfshirë edhe mjekët e familjes ndërsa theksoi se do të ketë bonus për mjekët në bazë të performancës të tyre.
Punonjësit e mjekësisë në zonat e thella malore do të përfitojnë rritje 2 përqind të pagës ndërsa infermierët do të kenë një rritje page prej 3 përqind.
Sipas ISKSH-së rritja e pagave të mjekëve dhe infermierëve do të mbulohet nga një fond prej 71.5 milionë lekë e akorduar nga qeveria.