E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie pazari i Gentës

Genta Ismailit i bie pazari. Ka kaluar koha kur ajo caktonte çmimin për të performuar në koncerte e organizime të ndryshme. Çmimi i saj i lartë kishte shkaktuar zemërim edhe të menaxherëve e organizatorëve të koncerteve që e paguajnë për play-back.

Natën e Vitit të Ri ajo kishte marrë nga një restoran në Maqedoni plot 5000 Euro sa edhe është çmimi i saj standard për një natë. Por, së fundi meqë kanë rënë kërkesat për të dhe konkurrenca është shtuar , Genta së fundi po performon edhe për 2500 e 2000 Euro për një natë.

Kjo pasi pjesë të terrenit të saj kanë zënë edhe Dafina, Nora e Tuna. /indeksonline/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›