Bashkia e Tiranës: Të lirohen hapësirat publike
Bashkia e Tiranës i ka bërë thirrje tregtarëve dhe shitësve ambulantë të lirojnë hapësirat publike deri më datën 1 tetor.
Bashkia e Tiranës u kërkon tregtarëve, ambulantëve, të licencuar ose jo, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në trotuaret e qytetit, të fillojnë lirimin e hapësirave publike që ata kanë zënë, deri më datë 1 tetor të këtij viti, theksoi zëdhënësja e bashkisë Anila Basha.
Ajo u bëri thirrje pronarëve të lokaleve, bareve dhe restoranteve, të cilët kanë zënë trotuaret e qytetit dhe rrugët e kalimit me tavolina, të fillojnë lirimin e hapësirave publike deri më datë 1 tetor të këtij viti.
Bashkia është e vendosur që të zbatoj ligj dhe bën thirrje për mirëkuptim ka theksuar Bisha.
Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e këtyre subjekteve, pasi kjo masë merret në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe të krijimit të hapësirave dhe lehtësirave që u takojnë qytetarëve, tha Bisha. Sipas saj, Bashkia e Tiranës është e vendosur për të zbatuar lifjin edhe nëse nuk do të respektohen këto afate nga tregëtarët.
Ndërkohë Bashkia e Tiranës i ka dhënë fat tregtarëve, shitësve ambulantë, pronarëve të bareve dhe restoranteve, të cilët në mënyrë abuzive kanë zënë vend-parkimet, apo trotuaret me tavolina t`i lirojnë ato deri më datën 1 tetor./ora/