E Diel, 1 Nëntor 2026

Midis jetesës dhe mbijetesës- Skllavët e rinj të Rusisë

Per shembull Taxhikistani: Nje e treta e ndermarrjeve te medha jane te vjeteruara dhe jane mbyllur. Me shume se 700.000 taxhike çdo vit marrin udhen drejt Rusise per te punuar. Ne vitin 2009 ata i transferuan familjeve te tyre gati 2 miliarde dollare. Kjo shume perben 40% te produktit te brendshem bruto te ketij vendi. Emigrantet e varfer bejne pune te renda krahu ne Rusi. Shumica shfrytezohen sistematikisht permes punes ilegale. 

Miliona vete vijne çdo vit ne Rusi: Kopshtare, zanatçinj, punetore ndertimi, fshesaxhinj.. Emigrantet bejne çdo lloj pune - e rendesishme eshte te fitojne para. Nomadet e vaferuar vijne megjithe rrezikun e mashtrimit, te rrezikimit te shendetit, madje edhe te jetes.

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Familja Bunafscha Schojew nga Taxhikistani jeton ne Rusi

E shtune ne mesdite ne qender te Moskes. Shtate burra me uniforma te bera pis po asfaltojne nje rruge. jane taxhike, kirgize dhe gjeorgjiane. Disa sjellin me karroca asfaltin e nxehte, te tjeret e shkelin me kembe masen avulluese.

Shenishebek vjen nga Kirgizia. Qe prej gjashte vitesh ai punon ne Moske. Rreth 400 euro ne muaj fiton ai. Me shume se gjysmen ia dergon gruas dhe dy vajzave ne shtepi. Familjen ai e viziton njehere ne vit. "Qirate jane shume te shtrenjta. Prandaj 10 dhjete vete marrin se bashku nje banese njedhomeshe. Keshtu jetojme ne ketu. Disa madje me 15 vete ne nje dhome."

Nje taxhik i holle dhe i moshuar nderpret biseden. Rrobat e tij jane te vjeteruara, kepucet e ngrena. Umari qe punon si fshesaxhi do ta tregoje patjeter historine e tij. Ai ka nevoje per para per qirane, nga punedhenesi eshte mashtruar. "Ka gjashte muaj qe nuk me paguajne. Kujt t'i drejtohem? Ku te shkoj? Nuk e di. Nuk kam asgje. E siguroj ushqimin nga kazanet e plehrave. Nuk kam kokerr leku."

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Rreth 400 euro ne muaj fiton ai. Me shume se gjysmen ia dergon gruas dhe dy vajzave ne shtepi

Umari punon ilegalisht -  si shumica e te huajve nga ish-republikat sovjetike. Shteti rus jep leje pune per rreth 1 milione emigrante. Per shkak te krizes ekonomike qeveria do te frenoje flukson e punetoreve emigrante ne Rusi. Megjithate vit per vit vijne rreth 12 milione emigrante ne kete vend. Si ish-qytetare te republikave sovjetike per tre muaj ata nuk kane nevoje per vize. Ndersa ata qe qendrojne ilegalisht shfrytezohen nga punedhenesit. Gavsha Xhurajeva nga organizata per te drejtat e njeriut "Migracini dhe ligji" ben fjale per "skllaveri".

"Sekseri ne Taxhikistan i premton punetoreve rroga te majme dhe blen biletat per ta. Keshtu emigrantet behen borxhlinj. Me pas ata shiten tek sekseri nr 2. Ata kthehen ne skllever pasi rrogen e tyre marrin sekseri. Ose sepse iu merren pashaportat deri sa te kene paguar te gjitha borxhet."

24 vjeçari Aminshon Aronov ia ka dale mbane, se paku nga ana financiare. Ai ka blere nje makine te vjeter dhe punon si taksist. Por ai ka nje problem tjeter. Motra e tij me nje  femije 1 vjeç neshte arrestuar dhe ka dale para gjyqit, duke qendruar ne korridor.

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Shumica e emigranteve shfrytezohen sistematikisht permes punes ilegale.

"Ajo mezi kupton rusisht. Policet u zhduken nga salla. Pas njezet minutash ata u kthyen dhe i thane. Gjyqi vendosi te te ktheje."

Keshtu debohen nga Rusia çdo vit rreth nje gjysme milioni emigrante, me pasoje ndalimin e hyrjes ne Rusi per pese vjet.

Aminshon perpiqet te apeloje vendimin e gjykates.

Punetoret emigrante nga Azia dhe Kazakistani jane ne kete situate njerez pa mbrojtje dhe mund te vihen nen presion nga policia. Por ata ndiqen edhe nga grupe te tjera. "Ruset te paret! Te huajt jashte!" therrasin nenoazistet ne marshin e tyre ne nentor ne Moske.

"Ne do t'i rrahim ata aq sa t'ia mbathin me vrap."

Keshtu thote nje neonazist i ri. Çdo vit ne Rusi regjistrohen rreth 600 sulme ndaj te huajve. Per çdo te gjashtin te huaj sulmi perfundon me vdekje.

Autor: Roman Schell/ Lindita Arapi

Redaktoi: Aida Cama

   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›