Mediu: Angazhim për të parandaluar dëmtimet e pyjeve
Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu duke ngritur shqetësimin për një sërë problemesh që kanë sot pyjet kërkoi më shumë angazhim për të parandaluar prerjen pa kriter të tyre.
Duke folur në konferencën “Reforma kombëtare për pyjet” Mediu duke analizuar një sërë problemesh duke nisur nga prerja e pyjeve, dëmtimet e basenjave, shftytëzimi i shtretërve të lumenjve.
“Sot duhet të përballemi me një sërë problemesh të konstatuara si dëmtimet e basenjave, prerja e pyrjeve dhe shfytëzimi i inerteve të lumenjëve nëse do të duam që t`i parandalojmë dëmtimet që po i bëhen vendit” theksoi Mediu.
Mediu gjithashtu kërkoi nga pushteti lokal një menaxhim më të mirë të pyjeve pasi sipas tij ky pushtet ka autoritetin për të ndërhyrë dhe për të parandaluar prerjen e pyjeve.